TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dialogu Kosovë-Serbi ishte dje në qendër të vëmendjes në Samitin e Berlinit.
Ndërsa kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkoi zgjidhje mes dy vendeve dhe se mbetej besnike e qëndrimit të saj kundër ndryshimit të kufijve me Serbinë, nuk kanë munguar edhe momentet pikante.
Në një video të publikuar nga vetë kryeministri Haradinaj, shihet se si presidenti francez, Emmanuel Macron nuk i lëshon dorën zyrtarit të lartë nga Kosova. Madje, ai e tërheq tri herë teksa flasin të qeshur me njëri-tjetrin.
“Në përfundim të takimit të nivelit të lartë të thirrur nga Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron me liderët e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Haradinaj për këtë video.