TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një 25-vjeçar shqiptar, të cilit iu gjetën 5 kilogramë hashash, 8 kg marijuanë dhe gati 20 mijë euro kesh.
Arrestimi i të riut shqiptar erdhi pas një nate pritë nga policia italiane, përpara shtëpisë së tij, ku jetonte me prindërit.
Pasi policët i trokitën në derë, sipas mediave italiane, i riu ishte treguar menjëherë i gatshëm të bashkëpunonte me ta, duke i dorëzuar direkt edhe 60 gramë hashash.
Por, duke mos e besuar të riun, policia, me ndihmën e një qeni, kontrolloi shtëpinë e tij ku në boljerin e dushit u gjet e fshehur 1 kilogramë hashash. Ndërsa paratë u gjetën në një dollap në papafingo, të futura në një kuti metalike.
Por kontrolli i policisë nuk përfundoi këtu, pasi në makinën e tij, në bagazh u gjetën edhe 5 kilogramë hashash dhe 8 kilogramë marijuanë.