AKTUALITET, 22 Shtator 2017, 18:42

Rama flet në OKB: Presim që BE, të çelë negociatat me Shqipërinë

Rama flet në OKB: Presim që BE, të çelë negociatat me

Kryeministri Edi Rama në fjalën në Asamblenë e OKB-së është shprehur si prioritet i Shqipërisë është integrimi në BE, ndërsa u shpreh se pret që partnerët të hapin negociatat për rrugën drejt anëtarësimit në union.

Më poshtë pjesë nga fjala e Ramës.

"Një nga prioritetet kyresore i vendit tim është anëtarësimi në BE. Për ne integrimi europian qëndron në zemrën e zhvillimit tonë të përgjithshëm, pasi prek çdo qelizë të arkitekturës tonë të zhvillimit. Ne jemi të vetëdijshëm, se është angazhimi ynë dhe aftësia jonë për të bërë reformat e nevojshme që do të përcaktojnë përshpëjtimin tonë për anëtarësim në BE. Ne duam të masim progresin tonë me rezultate dhe reforma e drejtësisë që po zbatojmë është shembulli më shkëlqyes. Ne presim që partnerët tanë të BE të bëjnë pjesën e tyre dhe të hapin rrugën drejt celjes së bisedimeve për anëtarësim. Ky do të jetë një moment historik gjithashtu edhe një unkorim i fortë për ne që të vazhdojmë në të njëjtën rrugë. Ne shpresojmë që ne BE pavarësisht krizës aktuale do të vazhdojmë të besojmë se procesi i zgjerimit do të mbetet katalizatori më i mirë europian për të garantuar paqen, zhvillimin."