TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Emisioni “Të Paekspozuarit”, ka vijuar me publikimin e rrëfimeve ekskluzive të Fatos Lubonjës, mbi akt-ekspertimin e shënimeve dhe materialeve të tij letrare, të gjetura nga sigurimi i shtetit dhe të përdorura nga regjimi komunist për dënimin e tij.
Ekspertiza e Vangjel Kules mbi bllokun e shënimeve të Fatos Lubonjës, i cilëson shkrimet e tij, si të zymta dhe reaksionare.
Më poshtë, faksimilja e ekspertizës:
Më poshtë, pjesë nga teksti i saj:
Unë, Vangjel Kule
Nga studimet që i bëra ditarit të shkruar nga i pandehuri Fatos Lubonja, dalin qartë e plotë nënshkrimet e tij të zymta dhe krejtësisht reaksionare.
Qysh në faqet e para, ai e përshkruan qytetin e vogël të Laçit, i krijuar me punë dhe mund nga pushteti popullor, të shkatërruar - që për njerëzit që banojnë, nuk tregojnë asnjë lloj kujdesi.
Më poshtë, në faqe, kryetarin e pushtetit ai e quan njeri të djallëzuar, pa karakter, dallaverexhi./Tpz.al