AKTUALITET, 22 Shtator 2017, 14:04

Malltezi-Bashës: Zgjidhjen ta ka dhënë Andi Bejtja

Malltezi-Bashës: Zgjidhjen ta ka dhënë Andi Bejtja

Debatet e mbledhjes së kryesisë së PD-së kanë gjetur pasqyrim të gjerë në medias. Një nga kritikët e Lulzim Bashës ka qenë edhe kreut i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi.

Gjatë fjalës së tij, Malltezi i është drejtuar Bashës duke i thënë se zgjidhjen e kishte bërë publike Andi Bejtja në një editorial të botuar tek SYRI.net

Pjesë nga fjala e Jamarbër Malltezit”

“Të gjithë ne këtu duhet të mbajme parasysh se armik nuk kemi njeri-tjetrin por Edi Ramën. Është armik jo thjesht i demokratëve, por armik i Shqipërisë dhe shqiptareve pasi ka një aleancë me krimin e organizuar, futi drogaxhinjtë, vrasësit dhe përdhunuesit në parlament dhe po përze shqiptaret nga vendi përditë. Është një armik që ka miliona euro para të pista që i ka përdorur rregullisht për të korruptuar ambasadorë, europarlamentarë, e të tjerë.

Prandaj dhe unë jam pak a shumë me idenë që kishte hedhur në shkrimin e tij sot Andi Bejtja që propozon një bashkim të madh opozitar kundër kësaj të keqeje të madhe për vendin.

Edhe para disa muajsh në këtë sallë në mbledhje kryesie kam propozuar që të gjenden emërues të përbashkët me sa më shumë përfaqsues politikë që janë të ndërgjegjshëm për të keqen, krimin dhe korrupsionin galopant që përfaqson Edi Rama.

Madje të kemi të gjejmë emërues të përbashket dhe me Ben Blushin, që mund të jetë i majtë ekstrem, por nuk është bandit, drogaxhi. Natyrisht jam për bashkim me vlerat politike dhe jo me qelbësirat pasi ato le të rrinë me aleancën e qelbësirave”.