TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Disa poezi të gjetura në shënimet e Fatos Lubonjës, janë cilësuar me frymë armiqësore ndaj regjimit komunist. Eksperti Thimi Bare, ka bërë gjithë analizën e poezive dhe i quan me frymë pesimiste.
Më poshtë, faksimilja e plotë dhe disa pjesë të ekspertizës:
Pjesë nga akt-ekspertimi i hetuesit Thimi Bare:
Unë, Thimi Bare
Nga studimi që i bëra bllokut të vitit 1969, të të pandehurit Fatos Lubonja, konstatova se: ai në këtë bllok ka shkruar poezi ku mbizotëron termi: e zezë, vetmia, vdekja, pesimizmi, çoroditja etj. Tipike është se kur shkruan për poezinë, ndër të tjera thotë:
Ç'është poezia!
Rrugët janë të zeza
Natën
Njerëzit janë të zinj
Natën
Atje kur s'ka dritë
E zeza nuk duket
KONKLUZION
Për mendimin tim, tërë shkrimet në poezi të këtij blloku janë shkruar me një frymë të theksuar armiqësore, ku gjithçka e errëson, gjithçka i bëhet vdekje. Citimet e sipërme, janë disa nga ato që e spikatin këtë theks armiqësor të të pandehurit Fatos Lubonja./Tpz.al