TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neshat Tozaj, në akt-ekspertizën e tij kundër Fatos Lubonjës, i ka cilësuar shënimet si një model të përsosur të një vepre dekadente.
Kjo ekspertizë ishte një justifikim i mirë për organet e sigurimit të shtetit, për të burgosur Fatos Lubonjën si njeri antiregjim dhe armiqësor. Në “Të Paekspozuarit”, Fatos Lubonja ka deklaruar se shënimet e tij ishin të fshehura, kishte romane, poezi dhe blloqe të fshehura si ditar.
Më poshtë, faksimilja e plotë e ekspertizës së Neshat Tozajt, për shënimet e Fatos Lubonjës:
Më poshtë, pjesë nga aktekspertiza:
Unë Neshat Tozaj, i ngarkuar nga Dega e Hetuesisë së Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë, me vendimin e hetuesit Koço Josifi, për të kryer eksperimentimin ideoartistik të shënimeve letrare që i janë gjetur të pandehurit Fatos Todi Lubonja, të cilët janë shkruar në dy blloqe.
I gjithë subjekti i këtyre shënimeve është pa fillim, pa kulm, pa zgjidhje, pa fund, një model i përsosur vepre dekadente.
Manifestimet popullore dhe stërvitjet ushtarake të popullit, autori e shikon si moment çmendurie, psikopati, idealizmi. Njerëzit bërtasin me stomakun bosh. Ja si thotë autori: “Kështu e ka jeta. M’u ngjir zëri duke bërtitur në parakalim.
Në lidhje me qëndrimin e partisë ndaj fesë, autori i shënimeve letrare, mbron dhe argumenton konkretisht se Partia jonë i zhduku institucionet fetare me forcën e armëve dhe jo ashtu siç ndodhi në të vërtetë, që rinia dhe masat punonjëse, të ndriçuara nga mësimet e partisë u ngritën kundër gënjeshtrave dhe hipokrizive së dogmës fetare.
Duke u mbështetur në sa më sipër, mendoj se shënimet letrare të Fatos Lubonjës që na janë vënë në dispozicion për vlerësim ideoartistik, përmbajnë në vetvete ide armiqësore në përmbajtje dhe nëpërmjet figurave artistike, për shumë nga çështjet që trajton./Tpz.al