TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, u është përgjigjur akuzave të Ismail Kadaresë nëpërmjet një dokumenti zyrtar të kohës, ku komunikojnë krerët e lartë të regjimit komunist shqiptar.
Në faksimilen ekskluzive të publikuar edhe në tpz.al, është një shkresë që ministri i Brendshëm Kadri Hazbiu, ia dërgon Hysni Kapos, krahut të djathtë të Enver Hoxhës. Në shkresë, Kadri Hazbiu sugjeron të mos bëhet asnjë lëshim për të pandehurit Llazar, Todi dhe Fatos Lubonja. Nga ana tjetër, Hysni Kapo bën një shënim në shkresë, ku porosit Kadri Hazbiun të mos bëjë lëshime për armiqtë e popullit.
Lubonja rrëfeu për emisionin “Të Paekspozuarit” edhe momentin e arrestimit, pikërisht një ditë pasi u publikua letra e Kadri Hazbiut.
"Isha 23 vjeç në shtëpinë e babait, me dy vajza të vogla dhe ish-gruan, e cila parandjeu në atë moment një rrezik. Më morën dhe më dërguan në Tiranë. Kur arrita në drejtorinë e Punëve të Brendshme më thanë ''je i arrestuar"- u shpreh Lubonja, për "Të Paekspozuarit".
Më poshtë, faksimilja e dokumentit dhe shkresa e plotë:
Shoku Hysni
Po ju dërgoj këtë relacion që bën fjalë mbi konkluzionet e nxjerra nga studimi i materialeve të gjetura, të fshehura në banesën e të pandehurit Llazar Lubonja.
Jam i mendimit që ne të marrim masat e duhura, në bazë të dispozitave ligjore përkatës (për mbajtjen pa leje të armëve dhe të këtyre dorëshkrimeve me përmbajtje armiqësore), si ndaj të pandehurit Llazar Lubonja, ashtu dhe ndaj Todi Lubonjës e djalit të tij (Fatos Lubonjës).
Bashkëngjitur ju dërgoj 5 librat në gjuhën frëngjisht e italisht që i takonin Todi Lubonjës, si të pavlefshme për hetimin, për të disponuar se nga kush duhen administruar.
Me respekt
Kadri Hasbiu
Tiranë, 24.7.1974
Shënim: “Kadriun e porosita të veprohet sipas ligjeve pa bërë asnjë lëshim.”/Tpz.al