TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fatos Lubonja, ka treguar në emisionin “Të Paekspozuarit” edhe disa letërkëmbime me të atin. Ai thotë, se në një nga letrat që ia ka dërguar atij, i ka thënë se “Dajreja” është sëmurë. “Dajre, i thonim Enverit” - thotë Fatos Lubonja.
Ai thotë, se pikërisht për këtë, janë pyetur të dy, Fatosi dhe babai i tij, Todi.
“Por, duke mos pasur mundësi komunikimi, që të binim dakord të thonim të njëjtën gjë, ne thamë gjëra të ndryshme. Babai tha se fjala “dajreja”, ishte në kuptimin është sëmurë daja, por unë nuk dija gjë dhe e pranova që ishte Enveri. Ndaj, ai thotë se kam kundërshtuar babain. Por, unë, më vonë e ndryshova, sajova një histori tjetër, me idenë që jemi keqkuptuar”, - tregoi Lubonja.
Duke iu përgjigjur sërish deklaratave të Kadaresë, analisti Lubonja, tha se:
“Kjo është një shpifje e ulët, që hyn në marrëdhëniet familjare në mënyrën më skandaloze. Të gjithë ata që e kanë kurdisur këtë bashkë me të, e bëjnë për të denomizuar dhe delegjitmuar kundështarët e tyre”.
Më poshtë, faksimilja e letrës :
Më poshtë, pjesë të zbardhura:
Në fillim, kur morëm vesh se Dajarja është sëmurë, na erdhi shumë keq. Por, nuk na shkonte ndërmend që ky imbecil paranojak të ketë rënë në dashuri. Po atij, si mbahen dot as nofullat. Ai nuk mund të puthet as me vdekjen.
Ai maniak, që nuk di çfarë është dashuria, një narcist mizerabël dhe asgjë tjetër. Kur të vish këtu, do të bisedojmë më gjatë. Dajres duhet të jetë prishur me kohë ekuilibri i trupit dhe i mendjes.