TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fatos Lubonja ka treguar në “Të Paekspozuarit”, sesi iu kapën shënimet e tij personale, çfarë e çoi drejt burgut disavjeçar.
Ai tregon momentet kur është shoqëruar në hetuesi, ku ka kuptuar se ata që po e merrnin në pyetje, kishin në dorë shkrimet e tij. Lubonja tregon se këto materiale, ishin gjetur në shtëpinë e tyre të vjetër, një banesë me qerpiç.
“Materialet ishin gjetur në shtëpinë tonë të vjetër, shtëpi me qerpiç. Kur më pyetën, ata i dinin pikëpamjet e mia, se i kishin lexuar atje. Gjetën edhe armë, ishin të babait. Ishin pa leje. Në atë moment, ata filluan të lexonit shkrimet e mia dhe më pyesnin 'pse dhe kur i ke shkruar' dhe pastaj më çuan direkt në birucë. Pas arrestimit, filloi hetuesia, që zgjati shtatë muaj. Kam qëndruar në birucë" -tregon ai.
A jeni torturuar?
“Çështja e torturës është shumë komplekse. Tortura e parë është izolimi total. Presioni psikologjik i një shteti që tani është mbi ty dhe kërkon të të lëshojë gjithë peshën e vet. Kjo është një torturë që vjen e bashkëngjitet me atë që ti di, atë që ti ke dëgjuar më shumë. Ti di që po u fute në këtë terr, nuk dihet a del gjallë apo jo. Je në duar të këtyre njerëzve. Qëndrova shtatë muaj në birucë, në Tiranë. Gjatë kësaj kohe ishte arrestuar edhe xhaxhai” - rrëfen Lubonja.
Më poshtë, faksimilja e fotos së sigurimit të shtetit:
Fotografia nr. 1 - Tregon murin mbi tavanin e banesës së Llazar Lubonjës, ku ishin fshehur dokumentat e të pandehurit Todi Lubonja.
Fotografia nr. 2 - Tregon murin e hapur, ku shihet një qese najloni “plastmas” i bardhë.
Fotografia nr. 3 - Tregon qese plastmasi me dokumente të të pandehurit Todi Lobonja.
Eksperti kriminalistik Kapelon Koka./Tpz.al