AKTUALITET, 22 Shtator 2017, 10:24

Forcat Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar (RAF) stërviten në Shqipëri

Mbi 130 Forca Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar kanë mbërritur në Shqipëri, për t'u stërvitur së bashku me ushtrinë dhe policinë e vendit tonë.

Stërvitja "Ushtar Eagle", është një iniciativë e përbashkët e forcave britanike me ushtarët shqiptar, dhe një mundësi e mirë që këto trupa të punojnë sëbashku në mënyrë taktike.

Drejtori i stërvitjes, Komandanti Phil Hateley u shpreh: " Kjo stërvitje i ka ndihmuar trupat FAM, nëpërmjet kësaj mundësie unike për të punuar me një aleat në NATO, në një mjedis sfidues". (tpz.al)

VIDEO :