AKTUALITET, 9 Gusht 2019, 15:32

Rama: Do godasim çdo biznes që i trajton njerëzit si skllevër

Rama: Do godasim çdo biznes që i trajton njerëzit si


Edi Rama duket se ëahtë fiksuar këtë periudhë me luftën ndaj informalitetit në çdo sektor.

Në një status në “Facebook”, Rama shkruan se do të goditet me të gjithë forcën e ligjit çdo biznes që i trajton njerëzit e zakonshëm si skllevër dhe do të luftojmë, pa pushim, për të nxjerrë nga bataku i punës së zezë, çdo punonjës.

POSTIMI I RAMËS

Faqja tjetër e zezë e informalitetit është puna në të zezë! Mos regjistrimi i punonjësve, që do të thotë jo sigurim shëndetësor, jo sigurim shoqëror (pra jo vite pensioni për punën e bërë) është një skllavërim i papranueshëm i krahut të punës?

Do të godasim me të gjithë forcën e ligjit, çdo biznes që i trajton njerëzit e zakonshëm si skllevër dhe do të luftojmë, pa pushim, për të nxjerrë nga bataku i punës së zezë, çdo punonjës?

Ndërkohë, po përgatitemi për të sulmuar çibanin agresiv të kësaj faqeje të zezë, që janë deklarimet e rreme të pagave?Nuk mund të pranohet më që ekonomistë, juristë, inxhinierë e deri edhe pronarë firmash, të deklarojnë pagë minimale për të shmangur detyrimet ndaj shtetit, ndërsa pjesën e luanit ta marrin në të zezë?

#ZeroTolerancë?ndaj abuzuesve