AKTUALITET, 9 Gusht 2019, 15:24

“Breshëri automatiku dhe tritol në banesën e veprimtarit të PD-së”, policia reagon pas denoncimit të Berishës


Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të publikojë denoncime të shumta në rrjetet sociale. Në një status në profilin e tij në Facebook, Berisha shkruan se është sulmuar banesa e veprimtarit të Partisë Demokratike Tonin Kolthi.

Sipas mesazhit të ardhur në inboksin e ish-kryeministrit ngjarja ka ndodhur në Lezhë, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Akt terrorist ndaj veprimtarit te PD ne Lezhe!

Te dashur miq, sot ne ora 2 te mengjesit terroriste te maskuar kane hedhur tritol dhe gjuajtur me bresheri automatiku drejt shtepise se veprimtarit te PD, Tonin Kolthi ne Spiten te Lezhes.

Duke shprehur solidaritetin tim me te madh ndaj Toninit, familjes se tij, banoreve te Spitenit denoj me ashpersine me te madhe kete akt kriminal, terrorist ndaj veprimtarit te PD dhe paralajmeroj Edvin Mafine dhe Pirinin ishpolic bandit se do pergjigjeni personalisht per çdo akt kriminal terrorist ndaj kundershtareve politik,”- shkruan Berisha.

Por pas këtij denoncimi ka reaguar edhe Poicia e Shtetit me anë të njoftimi zyrtar. Sipas njoftimit ngjarja është e vërtetë.

Njoftimi i policisë

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, pasi rreth orës 02:00, në Spiten , në distanca rreth 50 metra larg nga banesa e shtetasit T.K., janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri si dhe 20 metra larg banesës është konstatuar një fitil zjarrpërcjellës në një gropë sipërfaqësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave, zbardhjen e rastit dhe vënin para përgjegjësisë ligjore të autorit.