TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një djalë 14-vjeçar është vrarë nga një shqiptar në Greqi. 44-vjeçari shqiptar ka përplasur me makinë adoleshentin i cili po ecte me biçikletë bashkë me një grup të rinjsh.
Adoleshenti është dërguar i palgosur në spital, por nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra.
Sipas mediave greke, shqiptari nuk ka parë se në rrugë ishte adoleshenti me biçikletë, pradaj sado është munduar të frenojë, e ka përplasur atë, pasi ka qenë duke ecur me shpejtësi të lartë.
Por një detaj i rëdësishëm në këtë ngjarje ka qenë edhe babi i viktimës, i cili ishte mjek në Greqi, po as ai vet nuk ka mundur të shpëtojë jetën e të birit.
Ndërkohë autori i vrasjes është arrestuar, dhe është konstatuar se ai kishte qenë në gjendje të dehur, ndërsa emri i tij nuk është mësuar akoma.