AKTUALITET, 9 Gusht 2019, 15:09

“13 tetori”, Basha i sigurt për opozitën: S’ka përçarje mes nesh, PD nuk hyn në zgjedhje. Tre paditë e shtatorit

“13 tetori”, Basha i sigurt për opozitën: S’ka


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë ditën e sotme një konferencë për shtyp ku edhe ka folur për aktualitetin politik.

Basha nuk ka nguruar që të hedhë akuza të drejtpërdrejta për kryeministrin Edi Rama sa i përket koncesioneve apo edhe Teatrit  Kombëtar.

Lideri demokrat Lulzim Basha vijoi akuzat ndaj qeverisë Rama ndërsa paralajmëroi anëtarët e KQZ se do të përballen me ligjin nëse nuk zbatojnë dekretin e presidentit Ilir Meta.

Nuk ka asnjë përçarje në gjirin e opozitës, Ne e kemi thënë se 13 tetori është e vetmja datë kushtetuese. KQZ duhet të nisë procedurat ndryshe do vihet para përgjegjësisë ligjore dhe penale. Vendimet e partive janë partiake, nuk dënohen nga ligji, ndërsa institucionet po. Opozita e ka bërë të qartë se është gati të dialogojë dhe pala tjetër e ka refuzuar. Nga njëra anë po refuzon zgjidhjen e krizës përmes normave europiane”, tha Basha.

Kryedemokrati ka njoftuar se do të ngrejë padi penale ndaj arkitektit danez Bjarke Ingels, një prej të cilave do të depozitohej në Danimarkë.

Duke u ndalur tek aksioni opozitar, Basha ka paralajmëruar vijimin e protestave kundër qeverisë Rama dhe plotësimin e tre kushteve të opozitës.