AKTUALITET, 26 Nëntor 2019, 13:56

Qeveria e Kosovës solidarizohet, mban 1 minutë heshtje dhe 500 mijë euro për Shqipërinë

Qeveria e Kosovës solidarizohet, mban 1 minutë heshtje dhe 500


Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës, të thirrur nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është vendosur që ti ofrohen 500 mijë euro ndihmë Shqipërisë. Në shenjë solidariteti për viktimat është mbajtur një minutë heshtje.

Ministri i Financave në largim, Bedri Hamza, ka propozuar që të ndahen 500 mijë euro, shumë kjo e cila u aprovua në mbledhjen e sotme.

Ndërkohë dy vëllezër nga Kosova, saktësisht nga fshati Livoç i Gjilanit dyshohet se gjenden nën rrënojat e një hoteli në Durrës. Bëhet fjalë për Shemsedin e Isa Abazi, njëri nga ta është 32-vjeçar, raporton Gazeta Express.

Ata që disa orë besohet se gjenden nën rrënoja. Ekipet e emergjencës janë duke bërë përpjekjet maksimale për nxjerrjen e këtyre dy personave të cilat sipas autoriteteve atje janë lokalizuar, mirëpo që ende nuk janë nxjerrë nga gërmadhat.

Të dy vëllezërit besohet se kanë qenë vizitorë në Durrës në momentin tragjik kur ndodhi tërmeti.