AKTUALITET, 26 Nëntor 2019, 12:44

Superheronjtë e mbijetesës/ Si shpëtoi familja në pallatin që u shemb bashkë me shkallët (Pamjet)


Në momentet kur njeriu gjendet në luftën finale mes jetesës dhe mbijetesës ai bën gjëra të pa imagjinueshme për një gjendje normale.

Kështu i ka ndodhur anëtarëve të një familjeje në Durrës pallati i së cilës është futur dy kate nën tokë duke iu shkatërruar edhe shkallët nga tërmeti i fortë.

Duke qene se si pasojë e zhytjes ata nga kati katër ku banonin zbritën në lartësinë e katit të dytë, (dy janë ende nën tokë) ata kanë marrë çarçafët i kanë lidhur te parvazi dritares dhe përmes tyre janë zvarritur duke shpëtuar.

Ndërkohë që ende komshinjtë e tyre të dy kateve të para janë ende të zhytur nën tokë.