AKTUALITET, 26 Nëntor 2019, 12:12

Sizmiologu grek Lekkas së bashku me 2 të tjerë niset sot drejt Shqipërisë: Pse u shembën banesat

Sizmiologu grek Lekkas së bashku me 2 të tjerë niset sot drejt



Sizmiologu grek Efthymios Lekkas, profesor i Gjeologjisë në Universitetin e Athinës si dhe Presidenti i Agjencisë për Mbrojtjen nga Tërmetet së bashku me 2 sizmiologë të tjerë niset sot drejt Shqipërisë për të studiuar të gjithë lelundjet e regjistruara në Shqipëri që nga ora 03:54 e ditës së sotshme dhe për të asistuar autoritetet shqiptare.

“Zona ku ka ndodhur goditja, 6.4 ballë është më aktivja në Shqipëri”, është shprehur Lekkas.

Sipas tij shembja e banesave ka ndodhur dhe për shkak të vjetërsisë dhe amortizimit të tyre çka çoi në një tragjedi me mbi 13 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur.