AKTUALITET, 26 Nëntor 2019, 13:05

Tërmeti/ Rëndohet bilanci: 13 të vdekur, vazhdojnë kërkimet në Thumane e Durrës

Tërmeti/ Rëndohet bilanci: 13 të vdekur, vazhdojnë


Rendohet bilanci i viktima. Ministria e Mbrojtjes konfirmon deri tani 13 të vdekur nën rrënojat e pallateve të shembura në Durrës dhe Thumane, ndërsa ka ende të tjerë persona nën rrënoja.

Dy viktima të tjera, mes tyre dhe një fëmije janë nxjerre nga rrënojat në Thumane.

Raportohen mbi 200 janë të plagosur . "Situatë është e rëndë për shkak të numrit të madh të godinave të dëmtuara dhe të shtrirjes gjeografike" tha ministrja e Mbrojtjes.

Tërmeti më i fortë dhe shkatërruesi ishte ai i orës 03:54 të mëngjesit me magnitudë 6.4 ballë dhe prej atij momenti janë shënuar mbi 100 goditje dhe nuk përjashtohen goditje të tjera.

Deri tani raportohet për gati 30 persona të shpëtuar nga rrënojat.

Tre viktima janë gjetur nën rrënojat e pallatit në Thumanë. Dy të vdekur në zonën e plazhit në Durrës, ku është shembur vila Palma dhe një viktimë në lagjen 18 ku u rrëzua një tjetër pallat. Një viktimë ka dalë nga rrënojat në Miramar të Durrësit.

Një viktimë është raportuar në Lezhë dhe një tjetër në Kurbin ku një burrë është hedhur nga ballkoni në panik e sipër. / Ora News