AKTUALITET, 26 Nëntor 2019, 12:21

FOTOLAJM/ Ky është personi që nxorën gjallë nga rrënojat në Thumanë


Mes dhimbjes së madhe për jetë të humbura dhe të tjerë që janë nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë në mëngjesin e sotëm, nga rrënojat janë shpëtuar deri më tani 28 persona në Thumane dhe Durrës, dy zonat e prekura më rëndë.

Personi që shihni në ketë foto është një nga të shpëtuarit nën rrënoja në Thumanë paraditen e sotme.

Ai është nxjerrë gjallë nga rrënojat e banesës, pas ndërhyrjes së ekipit të kërkim shpëtimit.