AKTUALITET, 26 Nëntor 2019, 13:22

Tragjike/ Një fëmijë dhe një grua nxirren të pajetë nga rrënojat në Thumanë

Tragjike/ Një fëmijë dhe një grua nxirren të


Trupat e pajetë të një fëmije dhe një gruaje, janë nxjerrë pak më parë nga rrënojat e një banese në Thumanë.

Sipas ABC News, ekipi i emergjencave civile është munduar për t’i dhënë ndihmën e parë, por duket se gjithçka ka qenë e kotë.

‘Të gjithë po punonin me shpresë, por tani janë të dëshpëruar pasi nxorrën trupat e pajetë’, ka raportuar gazetari Andi Qosja. Nxjerrja e dy trupave, e ka rënduar bilancin.

Deri më tani, janë konfirmuar 14 viktima në Durrës, Thumanë, Kurbin dhe Lezhë.