AKTUALITET, 26 Nëntor 2019, 13:37

Tjetër tërmet, Shqipëria nuk gjen më paqe, vijon të rritet numri i viktimave

Një tjetër tërmet është ndjerë rreth orës 13:14, i magnitudës 4 ballë të shkallës rihter.

Në disa qytete vijojnë operacionet e shpëtimit, por edhe ekipet e emergjencës janë në rrezik, për shkak se tërmete më të vogla vijojnë dhe ekziston rreziku i shembjes së banesave të dëmtuara.

Numri i viktimave fatkeqisht vijon të rritet dhe vendi është i paralizuar nga kjo tragjedi.

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë, ka patur efekte shkatërruese veçanërisht në Durrës dhe Thumanëm, ku pamjet duken vërtet apokaliptike.