AKTUALITET, 26 Nëntor 2019, 13:16

“E goditur keq nga tërmeti”- Conte tregon ndihmat që janë nisur nga Italia drejt Shqipërisë


Kryeministri italian Giuseppe Conte ka reaguar në lidhje me situatën e rëndë ku ndodhet Shqipëria, pas tërmetit 6.4 ballë, rënë mëngjesin e sotëm.

Në një postim në Twitter, Conte shkruan se Italia solidarizohet me Shqipërinë, duke dërguar mjete dhe persona për situatën emergjente.

“Italia është afër mikut të popullit shqiptar, e goditur keq nga tërmeti. Në mëngjes bisedova me Kryeministrin Edi Rama dhe menjëherë morëm masa për të dërguar në Shqipëri njerëz dhe mjete të emergjencës”, shkruan Conte.