TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk ndalen fatkeqësitë që ka shkaktuar tërmeti i fuqishëm, i cili sot tronditi masivisht të gjithë Shqipërinë. “JOQ”, shkruan se me anë të mesazheve të mbërritura në redaksi ka mësuar se babë e bir që ndodheshin brenda hotelit “Vila Palma” kanë ndërruar jetë.
E njëjta medie shkruan gjithashtu se edhe gjyshi ka ndërruar jetë nga dhimbja në momentin që ka marrë vesh për tragjedinë që i ka ndodhur familjes së tij.
Ndër të tjera bëhet me dije se djali që ka ndërruar sot jetë, kishte prerë biletën dhe do të takonte të dashurën e tij, por fatkeqësisht ky rrugëtim i është prerë në mes.
JOQ shkruan gjithashtu se pronarët e këtij hoteli janë shefja e Urbanistikës së Kavajës, Dëshira Qato, bashkëshorti i saj Arben Qato.
Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.4 gradë të shkallës righter ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin. Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani janë raportuar 13 viktima.