AKTUALITET, 26 Nëntor 2019, 12:12

Pezullohet mësimi sot dhe nesër, disa shkolla të pasigurta pas tërmetit që goditi Shqipërinë

Pezullohet mësimi sot dhe nesër, disa shkolla të pasigurta pas


Pezullohet mësimi në të gjithë territorin e vendit tonë, si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

E gjendur në këto momente të vështira, Ministria e Arsimit ka pezulluar mësimin sot dhe nesër në të gjithë për shkak të pasigurisë së disa shkollave në vend, ku 10 prej godinave nuk janë në gjendje të përshtatshmë për të zhvilluar mësimin.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.4 gradë të shkallës righter ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin. Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani janë raportuar 13 viktima.