AKTUALITET, 26 Nëntor 2019, 12:26

Del i pajetë trupi i policit Bajram Hajdarmataj, kolegët e nxjerrin nga rrënojat


Forcat e Ushtrisë, bashkë me Forcat Speciale dhe ato të Policisë kanë nxjerrë nga rrënojat trupin e Policit Barjam Hajdarmataj.

Hajdarmataj është nxjerrë i pajetë nga rrënojat e godinës së rrënuar të Kavalishencës, një repart në varësi të Ministrisë së Brendshme, nga vetë kolegët e tij. Hajdarmataj, ka shërbyer si Pedagog në Akademinë e Sigurisë, dhe ka qenë pjesë e shërbimit edhe në Kavalishencës së Durrësit.

Ai është një nga viktimat e tërmetit katastrofik që goditi sot Shqipërinë me magnitudë 6.4 rihter dhe intesitet 7 ballë.