AKTUALITET, 26 Nëntor 2019, 13:49

Edi Rama video selfie pas tërmetit shkatërrues: Ngushëllime familjarëve, po na ndihmojnë vendet europiane

Edi Rama video selfie pas tërmetit shkatërrues: Ngushëllime

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një video selfie për të adresuar popullin pas tërmetit 6.3 ballë, që ka shkaktuar mjaft viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta.

Rama tha se në këto momente kemi nevojë për solidaritet dhe se Shqipëria po ndihmohet në këto momente të vështira nga vendet europiane dhe mike.

"Rasti e deshi që në momentet e para të gjendesha pranë familjarëve përballë një rrënoje të madhe në Durrës, ku u nxorr një nga viktimat e para. I përcjell familjarëve ngushëllimet më njerëzore.

Trupat e ndërhyrjes janë angazhuar të gjitha dhe po bëjmë çfarë të mundemi.

Kryetar shtetesh më kanë njoftuar se do të nisin ekipe speciale emergjence.

Kanë mbërritur të parat forcat speciale të Kosovës me porosi të Presidentit Thaçi, helikopterë ushtatakë italianë.

Plaga e sotme e madhe do të na bëjë më të fortë nesër..."