AKTUALITET, 24 Nëntor 2017, 10:00

Pushoi hetimet për kryetaren e Bashkisë Sarandë, KLSH kundër prokurorisë

Pushoi hetimet për kryetaren e Bashkisë Sarandë,  KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka reaguar ndaj vendimit të pushimit të hetimeve që Prokuroria e Sarandës, ka bërë  për kryetaren e  kësaj Bashkie, Floriana Koka. Sipas KLSH, vendim për pushimin e hetimeve është i pabazuar.

Ajo thotë në reagimin e saj, se dëmi që kjo bashki i ka shkaktuar buxhetit të shtetit është 32 466 812 lekë.

Në raportin e KLSH-së drejtuar Prokurorisë së Sarandës, ishin referuar shkelje edhe për gjashtë punonjës të kësaj bashkie.

Por në përfundim të verifikimit dhe hetimit të plotë të dokumentacionit të paraqitur nga KLSH, prokuroruria vendosi të pushoi hetimet, me argumentin se nuk ka konstatuar shkelje.

Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon vijimin e mëtejshëm të hetimeve.

TPZ.AL