AKTUALITET, 23 Nëntor 2017, 22:26

Rama dhe Zheji ironizojnë njeri-tjetrin se kush është budallai në studio

Rama dhe Zheji ironizojnë njeri-tjetrin se kush është budallai

Kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive në “360 Gradë” në Ora News është ngacmuar nga pyetjet dhe biseda ka shkuar në pikën ku moderatori dhe kryeministri ironizojnë njëri tjetrin kush është budalla.

Zheji: Jeni apo luani rolin e  njeriut të  mashtruar ?

Rama: Nuk luaj fare rolin e njeriut të mashtruar sepse për aq kohë sa nuk e thotë drejtësia unë nuk luaj ndodnjë rol.

Zheji: Jeni  në dy pamje, i keq informuar nga ish-ministri…?

Rama: Këtë thoni ju, nuk e ka thënë drejtësia

Zheji: Sensi i besimit nuk shkon tek investigimi njerëzor

Rama: Nuk është fare kështu

Zheji: E njëjta polici që ka korrur suksese

Rama: Është po ajo

Zheji: Është po ajo por kësaj radhe theksi vihet te  korpusi i saj që duhet pastruar.

Rama: Me siguri ju keni dëgjuar policinë e Nju Jorkut. Është një polici që në një cikël 10 vjecar ajo hyn në porcese pastrimi të brendshëm për të cliruar veten nga korpuse të lidhura me krimin dhe korrupsionin. Çdo polici ka brenda vetes kërcënimin e brendshëm nga persona të inkriminuar

Zheji: Në cfarë nivelesh?

Rama: Psh, policia më e pakorruptuar e europës, prej shumë vitesh është polciia finlandeze. Pra disa muajsh u arrestua drejtori i policisë finlandeze sepse u zbuluan lidhje të tij me botën e nëndhenshme. Që do të thotë që ne në luftën, se këtë gjë është mirë që njerëzit ta dëgjojnë jo ta kuptojnë se e kuptojnë më mirë se ju. Ne e kemi hapur një luftë me një fenomen që ishte ulur këmba kryq. Ishte një territor prej 360 kusur ha….

Zheji: Akoma me Lazaratin..?

Rama: Unë po them që kishim një situatë me fenomenin e ulur këmba kryq ku Lazarati ishte shfaqja burtale. Sic tregojnë dokumentat të policisë së shtetit më parë ishte një fenomen i shtrirë në të gjithë territorin. Ne hapëm një luftë që zhvillohej paralelisht.

Zheji: Kur ndodhi kjo?

Rama: Në 2013 kur morëm detyrën. Janë proceduar me masa penale apo disiplinore më shumë se 1 mijë trupa të policisë të të gjitha niveleve. Në procesin e kësaj luftë ka pasur edhe korruptim në nivele të ndryshme të policisë së shtetit. Kanabisi si kultivim do të çrënjoset, por ne do të shkojmë pas grupeve kriminale dhe brenda atyre që në polici kanë tradhëtuar?

Zheji: E ke me fakte këtë? Ja vërteton dot ndërkombëtarëve? Drejtori Çako nuk ka përgjegjësi, ai nuk mund të japë dorëheqjen? Apo ti beson te Çako?

Rama: Së pari as 2, as 7, as 27 nuk e zhbëjnë punën dhe përpjekejt e arritur nga mijëra të tjerë. Së dyti ne e kemi deklaruar përpara sesa të dilte kjo çështje dhe të vendosej në rendin e ditës se do të bënim veting në polici. Ky projekt ka nisur kur ministër i Brendshëm është vendosur Xhafaj. Ambicja jonë nuk kufozohet për atë që kemi bërë. Ambicja ime është që në 8 vjet te kemi një polici shtetit që renditet ne mesataren e mirë Europiane. Kurrë nuk kam thënë që cka kemi bërë mjafton dhe kënaq. Poligrafi është pjesë e procesit te vettingut në Policinë e Shtetit. Kam qenë unë që kam qenë në Uashington për të firmosur marrëveshjen e memorandumit me FBI. Unë kam kërkuar këtë gjë sa herë më është dhënë mundësia. Sot FBI është prezente falë kësaj këmbëngulje. Jam unë që po punoj bashkë me të tjerë për të sjellë forca të reja

Zheji: Ke pranuar humbjen dmth?

Rama: Kur e kam pranuar?

Zheji: Nuk e ke pranuar por duhet ta pranosh me ndershmëri

Rama: Unë kam kërkuar mbështetje në dije, jo vetëm për këtë sektor, por për të gjithë sektorët me interes trategjik

Zheji: Pra ke pasur parandjenjë…më bind ?

Rama: Tja lemë atyre që na ndjekin që ta dinë kush është i mencuri dhe kush është budallai

Zheji: Unë po të isha budallai gjysjma e të keqes?

Rama: Unë po them gjërat që mendoj, të tjerët le të gjykojnë.