TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshime të forta se ish-drejtori i Policisë së Vlorës Jaeld Çela, ka dalë jashtë vendit dhe sipas të dhënave që ata kanë grumbulluar, mund të jetë fshehur në Panama, shkruan "Shqiptarja.com".
Ai është shpallur në kërkim së bashku me ish-shefin e kufirit të Dhërmiut , Sokol Bode dhe ish-shefin e Krimeve tëRrënda dhe krimit të organizuar në Policinë e Vlorës, Gjergji Kohila.
Kujtojmë se në 22 nëntor, Prokuroria e Krimeve të Rënda urdhëroi arrestimin e tre ish-zyrtarëve, por operacioni dështoi si pasojë e dekonspirimit të tij.
Këtë fakt e pranuan si akuza edhe SHÇBA e cila ishte e para që u informua për operacionin.
TPZ.AL