AKTUALITET, 24 Nëntor 2017, 08:55

Arrestohet në Holandë një 31 vjeçar shqiptar, ja akuzat dhe kush është

Arrestohet në Holandë një 31 vjeçar shqiptar, ja akuzat

Një 31-vjeçar nga Puka, është arrestuar në Hagë për llogari të drejtësisë shqiptare. Akuzohet se ka qenë pjesë e bandës së babagjyshëve.

Nga Interpol Haga në bashkëpunim me Z.Q.K.Interpol Tirana, u bë i mundur arrestimi provizor në Hollandë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë , i shtetasit shqiptar Fatmir ( Fatjon ) PJETRI, 31 vjeç, lindur në Pukë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda,  me Vendim Nr.559, datë 19.12.2014, ka caktuar  masën e sigurisë "Arrest në burg"  për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes me armë", "Krijimit të grupit të strukturuar kriminal" dhe "Kryerjes së veprave penale nga grupi I strukturuar kriminal",  parashikuar nga nenet 140, 333/a, dhe 334 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

TPZ.AL