AKTUALITET, 23 Nëntor 2017, 23:03

Bushati: Përse na duhet një kryeministër që thotë se nuk ka dijeni për asgjë që ndodh në vend?

Bushati: Përse na duhet një kryeministër që thotë se

Analisti Andi Bushati, ka renditur një pjesë të bëmave të qeverisë së Edi Ramës, për të cilat kryeministri pretendon se nuk ka dijeni, se nuk ka kuptuar asgjë dhe se nuk ka qenë i informuar. Sipas Bushatit, një kryeministër që nuk ka dijeni për asgjë, duhet të lërë detyrën dhe të largohet.

"U tha që droga merret me avionë, nuk di gjë tha Edi Rama, janë mushkonja. U tha se Elvis Rroshin, e kap ligji i dekriminalizimit, nuk di gjë cerfitikaten e ka të pastër, ka nderruar emrin, Mark Frroku kërkohet për vrasje dhe i doli letra e interpolit që u fsheh, sërish nuk dinte gjë. Vrau katër veta djali i deputetes, Kostandin Xhuvani, opozita thoshte arrestojeni se është në Lazarat, Rama nuk dinte gjë.  Filloi pompoziteti i lojrave të fatit, thanë do i heqim, por tani nuk i bindet grupi parlamentar. Nëse mendojmë se Rama nuk ka ditur gjë, çfarë na duhet ky njeri që nuk di asgje? Përse drejton vendin një njeri që nuk di asgje? Të ikë në punë të vet."

/TPZ.AL/