AKTUALITET, 23 Nëntor 2017, 23:44

Edhe pse fitoi, Skënderbeu nuk kualifikohet. Shikoni golat kundër Dinamos

Edhe pse fitoi, Skënderbeu nuk kualifikohet. Shikoni golat kundër

Edhe pse triumfoi 3-2 ndaj Dinamos së Kievit, aventura e Skënderbeut mbyllet këtu në fazën e grupeve të Ligës së Europës, edhe pse ka mbetur edhe një ndeshje për t'u luajtur.

Kjo për faktin se, Partizani i Beogradit fitoi 2-1 ndaj zviceranëve të Jang Bojs, duke u ngjitur në kuotën e 8 pikëve, tri më shumë se korçarët, duke mbrojtur vendin e dytë.

Pas pesë ndeshjeve Skënderbeu ka vetëm pesë pikë. Korçarët do të luajnë me Jang Bojs në Zvicër, ndërsa beogradasit me Dinamon në Kiev.

https://www.youtube.com/watch?v=w9p8iP-4oO8