AKTUALITET, 23 Nëntor 2017, 22:00

Ulsi Manja: Ramën e votuan. I kthehet Lubonja: Edhe Putini me Erdoganin marrin vota!

Ulsi Manja: Ramën e votuan. I kthehet Lubonja: Edhe Putini me Erdoganin

Një përplasje e fortë është regjistruar në emisionin “Të Paekspozuarit”, mes analistit Fatos Lubonja dhe deputeti socialist Ulsi Manja. Ky i fundit mbrojti  qeverinë e Edi Ramës, duke thënë se është votuar në zgjedhjet e 25 qershorit. Por analisti Lubonja i është përgjigjur duke thënë se vota marrin edhe Putini me Erdogani që kanë pushtete autoritare.

Ulsi Manja: Nuk e rrëzoni dot Ramën, sepse e ka votuar populli në 25 qershor.  Të kesh tendencën për të nxirë gjithçka, qofshin këta që e thonë. Unë nuk ndaj asnjë mendim me këtë.

Lubonja: Ashtu ka fituar edhe Putini dhe Erdogani, ça flet mo kështu?!

Manja: Ka rënë shteti, po diskutoni si në mesjetë. Ne po presim hapjen e negociatave. Shqiptarët janë të mençur.

Lubonja: Aq budallenj nuk jemi.

Manja: Ai nuk jeton këtu, jeton në hënë. Ja thirrje për turbullirë publike. Në 4 vite që unë dëgjoj Lubonjën, ai thotë që Shqipëria është luftë.

Lubonja: Shqipëria është luftë bandash. Ti do t'i shesësh botën virtuale shqiptarëve.

/TPZ.AL/