TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Janë shkarkuar ditën e djeshme, me vendim të kryebashkiakut Erion Veliaj, Administratorët e katër Njësive të Bashkisë së Tiranës, të cilët ishin përfaqësues të LSI-së. Kështu, me vendim të Veliajt largohet nga detyra kreu i njësisë nr.2 Elez Gjoza, ai i njësisë nr. 8 Erjon Xhafa, i njësisë nr. 11 Gentian Arapi dhe Refik Veliaj administrator i Bërzhitës.
"Mirënjohje për dy këshilltarët e opozitës, votuan qytetin mbi partitë", u shpreh Veliaj gjatë takimit me administratorët e katër njësive të cilëve iu komunikoi largimin nga detyra. Administratorët e larguar nga Veliaj Njësia 2 – Elez Gjoza Njësia 8 – Erjon Xhafa Njësia 11 – Gentian Arapi Bërzhitë – Refik Veliaj.
Katër emrat që zëvendësojnë administratorët e LSI
Nuk ka vonuar shumë dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ka zëvendësuar me socialistë vendet vakante pas lirimit nga detyra të katër administratorëve të LSI në kryeqytet. Burime për Shqiptarja.com nga Bashkia bëjnë me dije se në njësinë nr. 2 është emëruar Floran Pullazi, ndërsa në njësinë nr, 8 është emëruar Bujar Xhafa. Gjithashtu, një emër i ri është caktuar edhe në Njësinë nr. 11 në Laprakë, e cila do të drejtohet nga Jorida Doku. Në vend të administratorit të LSI në Bërzhitë, është emëruar Alban Shaba. Administratorët që emërohen Njësia Nr.2 Floran Pullazi Njësia nr.8 Bujar Xhafa Njësia Nr.11 Jorida Doku Njësia Administrative Bërzhitë Alban Shaba. /Shqiptarja.com/