AKTUALITET, 24 Nëntor 2017, 08:40

Rrëfehen pasagjerët e furgonit që u grabitën, ja çfarë kanë përjetuar

Rrëfehen pasagjerët e furgonit që u grabitën, ja

Pasagjerët e një furgoni që u grabitën  ditën e djeshme, kanë treguar për “News 24”, tmerrin që kaluan për disa minuta, kur u ndaluan dhe detyruan nga hajdutët të dorëzojnë gjithçka kishin me vete. Ata janë shprehur se grabitësit ishin me maska, i kanë detyruar të shtrihen në tokë dhe të dorëzojnë sendet me vlerë e paratë.

“Grabitësit na dolën përpara në afërsi të antenave në Kir. Ishin me maska në fytyrë. Njëri prej grabitësve, qëlloi në ajër. Ne u bindëm dhe lamë çfarë kishim me vete . Na thanë “ikni dhe mos ktheni kokën prapa. Lamë telefonat sepse ne leke nuk kishim. Më pas grabitësit dogjën furgonin.”

Grabitja ndodhi dje në Kir të Dukagjinit. Shtatë pasagjerët nuk kishin pasur lekë me vete, ndërsa shoferit i kanë marrë rreth 1 milion lekë të vjetra.

TPZ.AL