TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama tha në emisionin “360gradë” të Artur Zhejit, komentoi edhe deklarimet e Herry Kanion, përfaqësuesi i SHBA në OSBE dhe ai thotë ndër të tjera se një ish-ministër i Brendshëm është i implikuar.
Rama: Kur ta keni atë në studio pyetni atë.
Zheji: Ai thotë se pengesa kryesore për zhvillimin e Shqipërisë është krimi dhe korrupsioni. Këta kanë informacione të gënjeshtërta?
Rama: Nuk ka asnjë gënjeshtër, asnjë konspiracion. Nuk është i pari që e thotë. Nuk jemi ne që themi se krimi dhe korrupsioni nuk e pengon Shqipërinë. Ky është një qëndrim i thjeshtë në OSBE.
Zheji: Si mund të jetë i thjeshtë kur thotë se ish-ministri i Brendshëm është përfshirë në trafik?
Rama: Di që ish-ministri është nën hetim në Shqipëri dhe jo Itali dhe për sa kohë hetimi nuk ka dhënë këtë rezultat nuk jam dakord me këtë shprehje.
Zheji: OSBE nuk bën komente...
Rama: OSBE bën vetëm komente.
Zheji: Kanë edhe ata agjentë e tyre?
Rama: Nuk më rezulton. Vetëm Putini thotë se janë agjenturë.