TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë pas dhunës në Kuvend dhe në protestën kundër zgjedhjes nga shumica të kryeprokurorit e ndërkohë që policia ka cuar per ndjekje penale 10 deputete te opozites, Partia Socialiste kerkon marrjen e masave ndaj parlamentareve.
Kryetari i grupit te PS-se, Taulant Balla deklaroi per mediat, se brenda Byroja e Kuvendit duhet te mblidhet brenda 48 orëve, ne te cilen PS do te kerkoje perjashtimin me 10 dite te deputeteve opozitare qe sipas tij ushtruan dhune.
“Brenda 48 orëve Byroja duhet të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën për të përjashtuar me 10 ditë deputetët që ushtruan dhunë. Detyra e deputetit është liria e fjalës dhe ushtrimit të detyrës”- tha Balla për mediat.
Ai sqaroi se PS-ja po përgatit materialin konkret për masat ndëshkuese që kërkon nga Byroja ndaj deputetëve dhe nuk harroi të bënte një falënderim për Policinë e Shtetit.
Sipas Ballës, ashtu si e kishte thënë një ditë më parë, “Rasti i Kryemadhit është i paprecedentë dhe goditja është vepër penale. Ne presim ndjesë nga PD e LSI për situatën e djeshme dhe jemi të shqetësuar për sjelljen e opozitës, pasi fyen shqiptarët”- tha ai.