AKTUALITET, 19 Dhjetor 2017, 14:21

U mbyt në lumin e Valbonës, gjendet pas 3 ditësh trupi i 35 vjeçarit

U mbyt në lumin e Valbonës, gjendet pas 3 ditësh trupi i 35

Është gjetur ditën e sotme 35-vjeçari me iniciale G.Z nga Tropoja, i cili u mbyt në lumin Valbonë, afër ish-Turizmit para 3 ditësh.

Siç bëhet e ditur nga policia, trupi i pajetë është gjatuar vendin e quajtur Quku i Dunishes, rreth 2 km larg vendit të ngjarjes.

Në ndihmë të Policisë për nxjerrjen e trupit të viktimës, për shkak të thellësisë dhe prurjeve  të mëdha të lumit, kanë ardhur në ndihmë dhe shërbimet e zjarrfikëses së qytetit, ku u bë e mundur nxjerra trupit të viktimës.

Trupi i pajetë, po transportohet në spitalin e Tropojës, për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore.