AKTUALITET, 24 Nëntor 2018, 17:24

Protesta tek Unaza e Re, Basha: Agai i Surrelit po vjedh 40 mln euro, Rama po keqpërdor policinë

Protesta tek Unaza e Re, Basha: Agai i Surrelit po vjedh 40 mln euro, Rama po

Ka nisur dita e 21-të e protestës te Unaza e Re. Banorët e Astirit janë rimbledhur pasditen e sotme, dy ditë pas protestës së dhunshme para Parlamentit, ku u plagosën 15 policë, mes tyre Ina Nuka, policja që humbi 2 gishta.

Protesta e banorëve mbështetet nga PD dhe kryetari Lulzim Basha. Në një prononcim për mediat, Basha tha se projekti për Unazën e Madhe të Tiranës është një aferë, ku sipas tij, një centimetër kushton 2 mijë euro. Basha i bëri thirrje policisë së Shtetit që të mos bëhet vegël e qeverisë.

"Ligjet garantojnë transparencë. Kjo vepër publike është prokuruar, jemi para një afere. Jemi në mbështetje të tyre dhe të shtëpive të tyre.

Edi Rama duhet t’i vejë gishtin kokës. Afera është e qartë, 40 mln euro, 2 mijë euro për cm. Mijëra vogëlushë dalin nga shtëpitë.

Po vidhen shqiptarët nga PPP. Vjedh 40 mln euro për të mbushur thasët. Ky është projekt i agait të Surrelit. Jemi në krah të banorëve.

Rama po keqpërdor policinë. Të mos bëhet vegël policia. Policët të mos dalin kundër ligjit.

Thirrje Ramës që t’i bëjë mirë hesapet se gjithçka, dhuna dhe tortura në protest dhe komisariate, është e regjistruar. Do mbajnë përgjegjësi me emra", tha Basha për mediat.