TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk u kanë besuar syve lojtarët e Realit të Madridit, kur kanë parë rezultatin 3-0 në fushën e Eibarit të vendit të shtatë. Një humbje turpëruese për skuadrën e Skolarit dhe duket se skuadra e madhe spanjolle ka nevojë për ndryshim rrënjësor, nuk është vetëm çështje trajneri.
Reali u ndëshkua me një gol në pjesën e parë, kur shënoi Eskalante, ndërsa në pjesën e dytë, kur pritej reagimi i Realit, ka qenë sërish Eibari që ka shënuar dy herë të tjera me Enrish dhe Kike.
Reali i Madridit mban vendin e gjashtë në kampionatin spanjoll, shumë larg kreut, me 20 pikë deri tani.