AKTUALITET, 24 Nëntor 2018, 15:01

Video + Foto/Qendra e Parisit në kaos të plotë, policia përdor granata shurdhuese për të shpërndarë protestuesit

Përleshje dhe gaz lotsjellës në Champs-Elysees dhe rrugët përreth në orën 11 këtë mëngjes. Policia, e pajisur me veshje kundër trazirave, ka ndalur, madje edhe me përdorimin e shkopinjve, disa grupe demonstruesish të cilët ishin duke u përpjekur për të hyrë në Concorde dhe në zonën e pallatit Elyse, përkundër ndalimeve. Ngjarja e autorizuar është planifikuar për të 14 në Champ de Mars, pranë Kullës Eiffel.

Megjithatë, mijëra demonstrues u mblodhën në Champs-Elysées, pavarësisht se mobilizimi u ndalua nga autoritetet. “Kishte disa përpjekje për të kaluar barrierat dhe përdorimin e gazit lotsjellës, por asnjë demonstrues nuk hyri në zonën e ndaluar ,” tha Prefektura për AFP.

Së bashku me ‘casseur’, tashmë në punë nga mëngjesi në fillim në përleshjet me policinë, “të paktën një njëqind anëtarë të djathtës ekstreme” është prezente në pjesën e poshtme të Champs-Elysees, në afërsi të Concorde, sipas informatave të mbledhura në vend nga BFM TV.

Qendra e Parisit është në kaos të plotë, policia po përdor gjithashtu granata shurdhuese për të shpërndarë protestuesit. Dëme të mëdha për zonen urbane në atë që parizianët e quajnë “rruga më e bukur në botë”.

Ministri i Brendshëm francez ndërhyri në demonstrate, Christophe CASTANER, i cili sulmoi ashpër duke denoncuar “protestuesit e ultra të djathtës, të cilët iu përgjigjen thirrjes së Marine Le Pen.” Sipas Castaner, 23,000 njerëz dolën në rrugë këtë mëngjes dhe 8,000 demonstrues janë në Paris.