AKTUALITET, 24 Nëntor 2018, 15:25

Meta bashkë me shqiptarët e Rozhajës, uron festën e flamurit

Meta bashkë me shqiptarët e Rozhajës, uron festën e flamurit

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në Komunën e Rozhajës në Malin e Zi. Kjo është hera e parë që një President i Shqipërisë viziton këtë komunë ku banojnë shqiptarë.

Kreu i Shtetit është pritur ngrohtë nga dhjetëra banorë shqiptarë të Rrozhajës e zonave përreth që kishin dalë për ta përshëndetur.

KMeta mori pjesë si i ftuar nderi në veprimtarinë tradicionale kulturore “Ora e Maleve”, nga ku u ka uruar shqiptarëve të Rozhajës dhe Malit të Zi gëzuar Festën e Flamurit Kombëtar!