AKTUALITET, 24 Nëntor 2018, 17:01

Ironia e Manjanit për Ramën: Një kapsollë kalamajsh u desh të vërtetonte se çfarë por....sh ka syfyri

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas aktivitetit të zhvilluar sot në kryeqytet për flotën e re të makinave të Policisë ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama. Shefi i qeverisë foli gjatë aktivitetit për transformimin e policisë në këto vite.

Ndërkohë Manjani shkruan se një kapsollë kalamajsh vërtetoi gjendjen e policisë duke mos i kursyer akuzat.

"Siguri, inovacion, progres.

Një kapsollë kalamajsh u desh të vërtetonte se çfarë pordhësh syfyri janë këto fjalë e kjo polici militante!”, shkruan Manjani në “Facebook”.