AKTUALITET, 24 Nëntor 2018, 15:35

Atentati ndaj biznesmenit në Vlorë, dy pistat ku po heton policia

Atentati ndaj biznesmenit në Vlorë, dy pistat ku po heton policia

Pas ngjarjes së rëndë në Vlorë, ku biznesmenit të ndertimit Agron Alushi iu bë atentat me bombë me telekomandë që ia kishin vendosur brenda makines, policia ka nisur hetimet.

Duke qenë se ngjarja ndodhi fill sa biznesmeni doli nga lavazhi, grupi hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes ka marrë në pyetje punonjësit e lavazhit.

Nga hetimet e para, Policia ka ngritur dy pista hetimore. E para, ka të bëjë me aktivitetin e 48-vjeçarit në fushën e ndërtimit dhe atë të gurores, ndërsa e dyta lidhet me faktin se motra e tij, Loreta Tozaj (Alushi), ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së Hipotekës së Vlorës.

Tozaj u emëruar drejtoreshë e Hipotekës në fund të vitit 2014 dhe u shkarkua në tetor të vitit 2018 me vendim të ministrit të atëhershëm të Drejtësisë.

Nga informacionet që jep Policia, biznesmeni 48- vjeçar nuk rezulton person me precedentë penalë, por mësohet se Agron Alushi ka jetuar për disa vite në Britaninë e Madhe.