TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mesditën e sotme të në një rrobaqepësi në Fllakë të Durrësit.
Në një deklaratë për gazetarët, nëndrejtori i spitalit të Durrësit, Genti Kavaja, deklaroi se aktualisht shtatë gra po marrin ndihmë mjekësore në spitalin rajonal, ndërsa dy të tjera u dërguan në Tiranë.
Nga veprimet e deritanishme të policisë, ka rezultuar se disa punëtorë kanë çmontuar një kondicioner, i cili ka lëshuar gaz, çka ka çuar më pas dhe në helmimin e punëtoreve.
Informacioni paraprak i policisë:
Më datë 24.11.2018, rreth orës 13:30, në një rrobaqepësi në Fllakë janë ndjerë keq 8 punëtore, të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Nga veprimet paraprake ka rezultuar se disa punëtorë kanë çmontuar një kondicioner, i cili ka lëshuar gaz.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.