AKTUALITET, 24 Nëntor 2018, 15:51

Flasin prindërit e Daniel Drobaj: Djalin e kërcënuan me pistoletë te koka

Flasin prindërit e Daniel Drobaj: Djalin e kërcënuan me

Familjarët e Daniel Drobaj, i cili u arrestua si personi i dyshuar për plagosjen e rëndë të efektives Ina Nuku në protestën para parlamentit, janë shprehur të tronditur për ngjarjen.

Viktor Drobaj, babai i Danielit, shprehet se i biri u arrestua teksa po bisedonin për të bërë dorëzimin e tij vullnetar. Ai i tha Top Channel se të birin në qelitë e policisë e kanë dhunuar, duke pretenduar se i kanë thyer gishtat gjatë arrestimit, ndërsa është kërcënuar edhe me pistoletë te koka.

Ndaj 18-vjeçarit është ngritur gjithashtu edhe akuza për godtije dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.