AKTUALITET, 24 Nëntor 2018, 16:11

Tym, gaz dhe flakë/ Francezët nuk nënshtrohen, ndezin Parisin kundër rritjes së çmimit të karburanteve

Mobilizimi i nisur të shtunën e kaluar kundër rritjes së çmimeve të karburantit ka sjellë së bashku 282.000 njerëz, duke çuar në bllokimin e rrugëve dhe vendeve strategjike në të gjithë Francën.

Një javë më vonë, një valë e re proteste ka nisur në Francë.

Që nga 17 nëntori, "jelekët e verdhë" janë mobilizuar në të gjithë Francën. Megjithatë, këtë të shtunë, "jelekët e verdhë" premtojnë të lëshojnë planin “B” për protestën e tyre, por ky plan është i pasigurtë.

Zëdhënësit e protestuesve thanë dje që tubimi do të mbahet në "rrethin e Champs-Elysees" dhe jo në Champ-de-Mars, vend ku është autorizuar nga autoritetet.

Tubimi i Parisit kundër rritjes së çmimit të karburanteve përkon me disa ngjarje të tjera çka ka bërë që i gjithë Parisi të jetë në “zjarr”.

Lëndë plasëse, tymuese e shumë mjete të tjera janë duke u përdorur nga protestuesit në Francë, duke e kthyer Parisin jo në një qytet “romantik”, por në një qytet dashuronjës të revoltës dhe i qytetarëve të pa nënshtruar.

Kjo është video-live e protestës, e cila ka nisur prej më shumë se dy orësh: