TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ashtu si në fazën e parë, Tirana dhe Skënderbeu janë ndarë në një barazim 1-1 në ndeshjen e javës së 14-të. Në “Selman Stërmasi” skuadrat ndanë nga një pikë, por asnjëri ekip nuk mund të thuhet se buzëqesh, pasi korçarët mbeten në vendin e dytë, ndërsa Tirana vijon që të “lundrojë” në ujëra tepër të rrezikshme.
Radas hodhi një top në qendër të zonës së bardhebluve nga një goditje dënimi, Dita, i harruar nga mbrojta vendase, nuk e pati të vështirë që ta devijonte topin drejt fundit të rrjetës dhe golin e Sk⌂nderbeut (35').
Gjithsesi, Tirana gjeti forcat për të shënuar golin e barazimit para se gjyqtari të sinjalizonte fundin e pjesë së parë. Greca ishte i papërmbajtshëm nga e majta në të 44-ën, dhe shumë pranë fundore pasoi për Sentamun, i cili me portën bosh, ju desh vetëm ta shtynte topin pas shpinës së Teqes.
Skënderbeu nuk arrin që të shfrytëzojë dot hapin fals të Partizanit, pasi tani e sheh veten në kuotën e 30 pikëve, një më pak se “demat”. Bardheblutë në krahun tjetër regjistrojnë ndeshjen e shtatë në kampionat pa fitore.