TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti, e ftuar në studion e lajmeve të News 24 është shprehur se mbështet thirrjet e kryeministrit për dialog, dhe se ai ka bërë një gjë që askush tjetër në histori nuk e ka marrë përsipër ta bëjë më parë.
“S’besoj se ka pasur ndonjëherë në histori një përgjigje të tillë nga një kryeministër, përsa i përket demokracisë. Studentët sot duhet të ishin pranë auditorëve për të zgjedhur përfaqësinë e tyre nga vetë ata, që më pas të uleshin me kryeministrin,” tha Gjylameti.
Sipas Gjylametit kërkesat e studentëve po plotësohen, për këtë arsye ajo e sheh me skepticizëm futjen e tyre në grevë urie.
“Nuk besoj se do arrijnë në një pikë të tillë, për sa kohë që kërkesat po plotësohen dhe kryeministri është i gatshëm për t’ia plotësuar.
Buxheti për arsimin është rritur ndër vite. Numri i studentëve që është në protestë kundrejt atyre që janë në total, është jo më shumë se 10%. A është kjo përfaqësia ekzakte e studentëve. Pse duhet të pengojnë këmbënguljen dhe dëshirën e disa të tjerëve për të hyrë në mësim.
Ata që janë për dialog do duhet të që ulen dhe të zgjedhin përfaqësitë e tyre. Nëse janë këto 8 kërkesa ose më shumë, që besoj se ka më shumë problematika, do duhet të ulemi për të biseduar,” tha Gjylameti.